Turqi: Një 26-vjeçare i pret kokën përdhunuesit të saj

Sep 3, 2012 | 11:45
Nevin Y’nin

Një vajzë 26-vjeçare i ka prerë kokën njeriut që e ka përdhunuar dhe tashmë kërcënon vetëvrasjen në rast se nuk lejohet të abortojë fëmijën e përdhunuesit. Në Turqi aborti është i ndaluar me ligj. Drama e vajzës 26-vjeçare ka tronditur të gjithë vendin. Ajo ka qëlluar përdhunuesin e saj, më pas i ka prerë kokën dhe e ka hedhur atë në sheshin e qytetit. Vajza e re quhet Nevin Y’nin dhe jeton në provincën Isparta, Turqia lindore. Burri e ka përdhunuar vazhdimisht atë duke e detyruar të heshtë, në rast të kundërt do të shpërndante foto të saj nudo te fqinjët. Kështu ajo vendosi të kryejë “krim nderi”, një praktikë e përdorur në zonat rurale të Turqisë. Dhunuesi i saj çdo javë i hynte në shtëpi i armatosur dhe e detyronte të kryente marrëdhënie me të. Gazeta “Hyrriyet” shkruan se kur njerëzit e tmerruar e kishin pyetur se e kujt ishte koka e hedhur në rrugë, ajo është përgjigjur “e dikujt që është tallur me nderin tim”.

© Panorama.al

Te lidhura