Turqi, nis procesi kundër 205 opozitarëve kurdë

Jul 3, 2012 | 14:16

Në Turqi ka nisur dje procesi gjyqësor kundër 205 opozitarëve kurdë të akuzuar si pjesëmarrës të një dege urbane të organizatës rebele kurde të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit. Sipas agjencisë turke “Anadolli”, mes të dyshuarve janë edhe disa anëtarë të formacionit kryesor politik kurd në Turqi, Partia për Paqe dhe Demokraci, por gjithashtu edhe akademikja Busra Ersanli dhe regjisori Ragip Zarakoglu. Akademikja është ndaluar prej tetë muajsh me akuzën si “pjesëmarrëse e një organizate terroriste”, dhe për të akuza kërkon dënimin me 15 vjet burg, ndërsa regjisori Zarakoglu është në liri me kusht që prej muajit prill dhe rrezikon 10 vjet burg për ndihmën e dhënë një organizate terroriste.

© Panorama.al

Te lidhura