Turqi, ferr në kullën prej kristali

Jul 18, 2012 | 13:40

Një ndërtesë 42-katëshe në qendër të Stambollit u përfshi dje nga flakët, shkaku i rënies së të cilave është ende nën hetim. Kulla Polat nxirrte vetëm tym e flakë në pamjet televizive dhe pjesë të shkrumbuara të saj binin në tokë nga lartësitë e mëdha. Në ndërtesën me shtëpi, zyra dhe dyqane nuk ka mbetur asnjë i plagosur, sipas autoriteteve. Guvernatori i Stambollit, Husein Avni Mutlu, tha se flakët mund të ishin shkaktuar nga një defekt në sistemin e ajrit të kondicionuar. Ndërsa prefekti i zonës, Mustafa Sarigul, tha për AP se “Sistemi kundër zjarrit në ndërtesës u aktivizua automatikisht duke evituar një katastrofë të madhe”.

© Panorama.al

Te lidhura