Turi i Francës, Bredli Uigins hyn në histori

Jul 23, 2012 | 11:51

Është hera e parë në 109 vite histori që edicionin e 99-të të Turit të Francës e ka fituar një anglez: Bredli Uigins. Një ndihmë të madhe i ka dhënë edhe shoku i tij i skuadrës, Kristofer From, i cili në mjaft etapa nuk e ka kursyer ndihmën për fituesin e fanellës së verdhë. Pas shtatë vitesh, edhe Italia kthehet në podiumin e Turit të Francës, falë Vinçenco Nibalit. “I falënderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë. Kanë qenë tri javë të jashtëzakonshme për skuadrën tonë dhe për sportin anglez. Tani mund të them më në fund se një anglez ka fituar Turin e Francës, është diçka e mrekullueshme. Jam me të vërtetë i lumtur dhe krenar për këtë arritje”, ka deklaruar Uigins që nga podiumi. Ndërkohë, dueli Sky-Likuigas ka vazhduar edhe në pasarelën nëpër rrugët e Parisit. Sagan kërkonte pokerin, Kavendishi trisin. Skena finale ka qenë e njëjtë me atë të edicioneve të fundit. Ka fituar britaniku, i cili është ndihmuar nga Uigins, por jo edhe aq nga Boason Hagen.

© Panorama.al

Te lidhura