Një gjykatë në Tunizi e ka dënuar sot presidentin e përmbysur, Zine el Abidine Ben Ali, në mungesë me 15 vite burg, duke e shpallur fajtor për akuzat e posedimit të armëve, drogës dhe pasurive të tjera të jashtëligjshme.
Ben Ali, që ishte larguar në Arabinë Saudite, pas kryengritjes popullore në muajin janar, është dënuar edhe me një shumë parash që kap vlerën e 79 mijë dollarëve.
Ish presidenti dhe gruaja e tij, Leila Trabelsi, muajin e kaluar, po ashtu janë dënuar në mungesë, me 35 vite burg për keqpërdorim të fondeve publike.
© Panorama.al











