Tuneli i Llogarasë, Vetting zbulon si u diskriminuan kompanitë me eksperiencë! Balluku i “arnoi” disa herë kriteret e tenderit! Eksperti tregon hilet: Korrupsioni bëhet nga lart

Apr 18, 2024 | 20:14
SHPËRNDAJE

 EMISIONI VETTING

 Por si nisi historia me tunelin e Llogarasë?

Më 19 Qershor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapte garën ndërkombëtare për rishikimin e studimit të fizibilitetit dhe hartimin e projektit inxhinierik: “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë” me fond limit 624 milionë lekë ose 6 milionë euro. Në garën për projektimin e tunelit morën pjesë 8 kompani, nga të cilat 6 u s’kualifikuan automatikisht nga Ministria e Infrastrukturës, për mosplotësim kushtesh.

Më tetor 2020, institucioni publik do të shpallte fitues konsorciumin e kompanive “SEED Consulting”, “InfraKonsult”, “iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh”, “ELEA iC d.o.o” dhe “IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring”, me ofertë 618 milionë lekë ose rreth 6 milionë euro.

Në garë u kualifikuan edhe bashkimi i kompanive “SËS Engineering ” spa , “LLAZO” shpk dhe “NET-GROUP” me ofertë 540 milionë lekë. Kjo e fundit është kompania e Valter Begajt, ish-ortaku i ish Drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi,- që të dy të arrestuar dhe nën hetim nga SPAK për tenderat e fituar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Pas përfundimit të garës për studimin e fizibilitetit, më 14 dhjetor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapte garën për tenderin e parë për “Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë) me fond limit 19 miliardë lekë ose 190 milionë euro.

Ky tunel parashikohet të ketë një gjatësi prej rreth 6 kilometrash dhe nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas përllogaritjeve, duke kaluar përmes këtij tuneli, me një shpejtësi 50-80 km/orë, koha për të kaluar nga një anë e Llogarasë në tjetrën do të jetë 7- 10 minuta. Tuneli do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij nga dy ura. Kalimi i automjeteve të transportit rrugor në këtë tunel do të jetë me pagesë.

Në dokumentet e tenderit të parë është specifikuar se kompania që do të shpallet fituese, do të ketë në dispozicion 37 muaj ose, një muaj më shumë se tre vite për të realizuar kontratën.

Por gara për tenderin, i cili më vonë do të anulohej, do të shfaqte indicet e para për korrupsion.  “Vetting” sjell sot me fakte se si në këtë garë janë diskriminuar kompani që kanë fuqinë dhe eksperiencën për të realizuar projekte të tilla. Konkretisht, sipas dokumenteve, kompania garuese duhet të demonstrojë kapacitetin teknik për realizimin e tunelit, si dhe të plotësojë disa kushte specifike.

llogara 1

Tenderi 1 DST

“Në këtë kontekst, operatori ekonomik duhet të:

  1. a) Demonstrojë:

Përvojën e suksesshme si kontraktor kryesor ose partner drejtues në një sipërmarrje të përbashkët, bashkim shoqërish apo shoqatë (JVCA) lidhur me ekzekutimin e të paktën 1 (një) kontrate për ndërtim urash në rrugë, të një natyre dhe kompleksitetin të krahasueshëm me kontratën aktuale, brenda 5 (pesë) viteve të fundit, përpara afatit të dorëzimit të ofertës, kontratë(-a) që përfshijnë minimalisht ndërtimin e 4 (katër) urave me gjatësi për urë prej të paktën 120 m.”

Në këtë fazë vjen edhe një pyetje e ngritur nga ekspertët: Përse një kompani garuese në këtë tender duhet të ketë ndërtuar patjetër një projekt me  4 ura, me gjatësi 120 m, kur projektin mund ta realizojë edhe nëse ka ndërtuar një urë me gjatësi 500 m?

Por, sipas ekspertëve, problemet në fushën e tenderave nuk janë risi dhe ka disa arsye që vazhdojnë këto probleme.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Pano Soko: “Problemi me tenderat në Shqipëri, në 99 % të rasteve ka qenë korrupsioni. Tenderat që janë abuzuar sistematikisht vitet e fundit janë dy arsyeja. E para duke rregulluar termat e referencës, temat e tenderit. Si rregullohen, njëllojë si një rrobaqepës që pret rrobën në përmasën e trupit të klientëve. Kështu rregullohen edhe tenderat. Përpilohen kushtet e  tenderit që ato ta marri vetëm një kompani. Hartohen të tilla që të mos ketë asnjë tjetër konkurrentë, asnjë tjetër të mos futet vetëm të fitoj një kompani. Dhe e dyta këtu është normuar këtu që unë fitoj tenderin pa garë. Ne kemi sot më shumë se gjysmëm e tenderave i ka fituar një kompani”.

Vet Ligji nr. 162/2020 i Prokurimeve Publike ka si synim të sigurojë mirë përdorimin e fondeve publike dhe të nxisë pjesëmarrjen e kompanive private në procedurat e tenderave. E thënë shkurt, të realizohen projektet sipas kushteve të përcaktuara me çmimin më ekonomik. Madje, ky ligji ka një nen specifik për rastin e diskriminimit të operatorëve ekonomikë.

Sipas Ligjit të Prokurimeve

Neni 2

Qëllim i këtij ligji është:

ç) të nxisë konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë;

  1. d) të sigurojë një trajtim të barabartë dhe jo diskriminues për të gjithë operatorët ekonomikë, pjesëmarrës në procedurat e prokurimit publik;

Vetëm duke konstatuar kriteret specifike që janë vendosur te tenderi për ndërtimin e urave, gazetarët e “Vetting” kanë zbuluar faktin se kemi të bëjmë me shkelje të nenit 2 të ligjit të Prokurimeve Publike.

Në fakt, kushtet diskriminuese të kontratës do të dilnin në sipërfaqe nga arnimet që iu bënë këtij tenderi nga institucioni.

Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës parashikonte dorëzimin e ofertave për ndërtimin e tunelit të Llogorasë me 12 shkurt 2021, por e shtyu këtë afat deri në 1 mars 2021. Nga dokumentet e siguruara nga “Vetting”, Ministria ka bërë disa ndryshime përsa u takon kritereve për kompanitë që janë të interesuara për të marrë pjesë në garë.

Konkretisht, kanë ndodhur disa ndryshime në kapitullin 12, ku gjenden kushtet specifike të kualifikimit që lidhen me kapacitetet financiare dhe ekonomike.  Aty shpjegohet se për EBITDA-n, që është fitimi përpara interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit, për pesë vitet e fundit, pra për periudhën 2015-2019, ishte vendosur një shifër prej 50 milionë eurosh. Në këtë rast, ky kriter është ndryshuar dhe është ulur në 20 milionë euro.

Por Ministria e Infrastrukturës nuk është ndalur me kaq, pasi ka vendosur edhe sqarime të tjera për pjesën e realizimit të një projekti të ngjashëm. Nëse në fillim të tenderit kërkohej që kompanitë të provonin se në 5 vitet e fundit kishin ndërtuar një gjatësi prej 8 kilometrash tunel, atyre, në “arnimin” e projektit, u kërkohet të provojnë se projektin e kanë zbatuar me një afat prej 3 vitesh.

Eksperti ekonomisë,  Pano Soko shprehet “Ne kemi ligjin të tillë që i vetmi benefit që mundet të prodhoj është konkurrenca. 70 % e garave janë fituar ku ka marrë pjesë vetëm një konkurrent. Kjo është gara këtu? Kjo nuk është garë. Këtu kemi një lidhje të një kontrate, një marrëveshje mes shtetit dhe një kompanie”.

“Për ndryshimin e dokumenteve”

Megjithatë, grupi i prokurimit të tenderit nën drejtimin e ministres Belinda     Balluku nuk është ndalur me kaq. Nëse në fillim të projektit kërkohej që kompania të kishte realizuar punë të ngjashme me një vlerë sa 70% e fondit limit të kontratës, ajo ulet në 50% të fondit limit të kontratës.

Pra, kompania duhet të ketë realizuar projekte me vlerë 9,5 miliardë lekë ose 95 milionë euro gjatë 5 viteve të fundit.

Edhe pse Ministria ndryshoi kushtet, përsëri asnjëra nga kompanitë nuk arriti që të shpallej fituese për këtë projekt.

Një muaj më pas, në prill 2021, Ministria e Infrastrukturës do të anulonte tenderin pasi asnjë nga ofertat e paraqitura nga kompanitë nuk përputhej me kriteret e përcaktuara te dokumentet.

Por kjo nuk është hera e parë që tenderat e mëdhenj prodhojnë situata të tilla, të ndryshimeve të mëdha, që shpesh përkojnë vetëm me kërkesat që vijnë nga vetë grupet e interesit. Dyshimet për korrupsion me fondet publike përforcohen nga ndryshimi i dokumenteve, por edhe nga zgjatja e afateve të këtij tenderi.

Sipas ekspertit ekonomisë, Pano Soko : “Këto janë normuar, janë bërë brenda ligjit, ç’ka operon i gjithë sistemi. Korrupsioni nuk është se bëhet në nivelin e këtyre poshtë, në kurriz të atyre lart. Po ndërtohet behet gjithë infrastruktura nga ata lart, ata që miratojnë VKM, ata që nxjerrin miratojnë akte normative. Ata ndërtojnë arkitekturën e ata poshtë e vënë në zbatim. Por atë arkitekturë që kanë miratuar këta lart. Ne e kemi korrupsionin në sistem, e kemi që në rrënjë te  “lobet e interesit”.

LEXO EDHE: 

Vetting zbulon prapaskenat/ “Dirigjentja” e tendrave, Belinda Balluku dhe tunelit të Llogarasë! “Rastësisht” supervizimin e fitoi ortaku i Evis Berberit, kreut të ARRSH!

Tuneli i Llogarasë, Vetting zbulon si u diskriminuan kompanitë me eksperiencë! Balluku i “arnoi” disa herë kriteret e tenderit! Eksperti tregon hilet: Korrupsioni bëhet nga lart

Kush fshihet pas turqve që fituan ndërtimin e “Llogarasë”?! Vetting: Balluku shpalli fituese firmën që ofroi 12 milionë euro më shumë! Deputetët e demaskuan

Vetting/ Ndërtimet në shkelje ligjore në tunelin e Llogarasë, ekspertët ngrenë shqetësimin: Studimi? copy-paste! Po punohet në zona të mbajtura! AKM ‘kyç’ gojën

Hetimi i ri nga SPAK/ Si u ‘kamuflua’ mes grekëve firma “NET-GROUP”! Balluku i thuri lavde, por ‘fshehu dorën” për Evis Berberin dhe Valter Begajn

KLSH nxjerr zbuluar zv.kryeministren! Vetting: Belinda Balluku i shtoi ‘portofolit’ të saj 50 milionë euro! Pikëpyetjet mbi ligjshmërinë aktit-normativ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura