“Tuneli i Llogarasë, projekt anti-kombëtar”- Inxhinieri: Do strehohen bagëtitë e Dukatit! Më mirë të ndërtohej në Orikum

May 2, 2026 | 18:25

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari e ka cilësuar Tunelin e Llogarasë si një nga projektet më problematike në vend. I ftuar në Kjo Javë, ai u shpreh se ndërtimi i tunelit nuk justifikon kostot e larta dhe se, sipas tij, ka pasur alternativa më ekonomike dhe më efikase.

ngjeqari

Ngjeqari shkoi edhe më tej me kritikat, duke deklaruar se projekti është “anti-ekonomik dhe anti-kombëtar”, ndërsa ironizoi duke thënë se tuneli mund të përfundojë duke u përdorur për strehimin e bagëtive nga banorët e zonës së Dukat.

Sipas tij, një zgjidhje më e favorshme do të ishte ndërtimi i një tuneli më të shkurtër në zonën e Orikum, që do të lidhte më drejtpërdrejt korridorin turistik me bregdetin, me më pak kosto.

Xhevair Ngjeqari: I bëj një thirrje banorëve të Dukatit: mos ndërtoni stalla për bagëtinë sepse do t’i strehoni në tunelin e Llogarasë, është një nga veprat më anti-ekonomike dhe anti-kombëtare që nuk i shërben komunizmit. Në Orikum me 2.8 km tunel do të dilej në bregdet. Korridori turistik ndërtohet në buzë të detit. Llogaraja është dega më e prapambetur që mori në qafë Shqipërinë. Për çfarë u harxhuan gjithë ato lekë?

© Panorama.al

Te lidhura