Tunelet që lidhin SHBA-në me Meksikën

Aug 15, 2011 | 11:44

Ushtria meksikane ka zbuluar një tunel që lidh nga nëntoka SHBA-në me Meksikën. I mbushur me drita dhe pjesë ventilimi, tuneli i lartë 1,82 metra është çarë mes gurëve në gjatësinë 300 metra dhe, nëse nuk do të ishte gjetur, do të shërbente për kalimin e sasive marramendëse të drogës nga Meksika në SHBA. Hyrja për në tunel u gjet e fshehur në një shtëpi në qytetin kufitar meksikan, Tijuana. Gjenerali i ushtrisë meksikane, Alfonso Duarte, tha se si përgjegjës për tunelin e sofistikuar deri tani janë arrestuar nëntë burra dhe një grua në shtëpinë ku ishte edhe altari i “Santa Muerte”, një figurë skeletike e respektuar dhe e adhuruar nga trafikuesit e drogës në Meksikë, të cilët e kanë bërë atë pjesë të një besimi që reflekton përpjekjet e tyre në jetë.

© Panorama.al

Te lidhura