Tuna & Nora takojnë yllin e R & B, Eve

Jul 15, 2012 | 13:16

Të impresionuara jashtë mase javës që kaloi kanë qenë dy këngëtaret e njohura Tuna Sejdiu dhe Nora Istrefi, të cilat kanë pasur fatin që të performojnë si paragrup në koncertin e yllit të muzikës R&B, Eve. Seksi dhe shumë në formë, Tuna dhe Nora, dy mikesha të pandashme, kanë performuar nga tri këngë në skenë, para se të fillojë performancën e saj Eve. Pop ylli i R&B, për herë të parë vizitonte Kosovën, ndërsa datën e koncertit e kishte prenotuar kompania ”Powow Entertainment”. Gjatë ardhjes në aeroportin e Prishtinës, Eve kishte zgjedhur të kalonte si qytetare e thjeshtë e jo nga zona VIP. Edhe pas koncertit në after-party, të organizuar për të, ishin mbledhur edhe shumë personazhe të njohur, mes tyre edhe Tuna e Nora, të cilat nuk e kanë lënë t’u ikë ky rast për të bërë nga një fotografi si kujtim nga ky koncert. Nora madje e ka puthur në faqe, kurse Tuna, si një sexy-girl, ka pozuar krah Eves.

© Panorama.al

Te lidhura