Tuna divorcohet zyrtarisht, por nuk paraqitet në gjykatë

Jul 16, 2011 | 13:33

Tuna Sejdiu të enjten që kaloi përveç se ka festuar ditëlindjen e saj të 26-të, ajo edhe është divorcuar  zyrtarisht nga ish bashkëshorti Rilind Reka. Ditëlindja është festuar në mesin e disa miqëve të saj të ngushtë të cilët ia kanë plotësuar asaj kohën të cilën nuk kanë mundur të jenë bashkë. Pas një viti bashkëjetesë, këngëtarja përsëri është rikthyer tek familja e saj në Shkup. Prej Gjykatës themelore 1 në Shkup, na kanë vërtetuar se në njërën nga sallat e gjykimit në një atmosferë të qetë, çifti është divorcuar. Rilindi ka ardhur në gjykatë i shoqëruar nga avokati i tij, kurse Tuna nuk është paraqitur fare në gjykatë ndërsa kishte dërguar mbrojtësin e saj që është marrë me këtë çështje, ku pajtimi ka ardhur nga të dyja palët. Fjalët e para për divorc të këngëtares kanë ardhur që në fillim të muajit prill kur këngëtarja kishte ndryshuar statusin e saj në facebook teksa më pas kishte theksuar: “Nuk divorcohem, por është vetëm një shaka e 1 prillit”. Por ja që doli e vërtetë.                  bl.  re

© Panorama.al

Te lidhura