TIRANE- Jane te shumte qytetarët dhe intelektualët qe janë mbledhur mbrëmjen e sotme për të protestuar kundër prishjes së Piramidës dhe ndërtimit aty, të Parlamentit të ri.
Gjate zhvillimit te tubimit, qytetaret po nënshkruajnë një peticion kundër prishjes së saj.
Ne kete manifestim do të flasin disa nga arkitektët dhe mbrojtësit e trashëgimisë kulturore, të cilët prej kohësh jane publikisht kundër prishjes së Piramidës.
Protesta shoqërohet edhe më një ekran të madh ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shohin të projektuara disa nga aktivitet që kjo godinë ka pritur gjatë akezistencës së saj.
© Panorama.al











