Për shkak të situatës aktuale në veri të Mitrovicës, misionit të NATO-s në Kosovë, gjatë ditëve të ardhshme, pritet t’i shtohen rreth 700 trupa shtesë.
Urdhrin për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë e ka dhënë komanda e NATO-s në Napoli, me kërkim të gjeneralit Erhard Buhler.
Sipas planit, trupat shtesë të KFOR-it duhet të arrijnë të enjten në Kosovë, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it, Hans Dieter Ëichter.
550 e trupave shtetsë do të jenë nga Gjermania ndërsa 150 ushtarë të tjerë nga Austria.
Zëdhënësi i KFOR-it e vlerësoi relativisht të qetë situatën aktuale të veri të vendit, ndërsa shfaqi shpresën që përmes bisedimeve të zgjidhen problemet aktuale lidhur me atë pjesë të vendit.
“Ne shpresojmë se negociatat dhe bisedimet të cilat janë duke vazhduar do ta ndihmojnë uljen e tensioneve në veri”, i ka thënë ai Radios Evropa e Lirë. “Në periudhën afatgjate, ne shpresojmë se negociatat politike do të zgjidhin situatën këtu në Kosovë” (Express)
© Panorama.al











