Presidenti amerikan Donald Trump foli për marrëdhënien e tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një interviste për BBC.
Ai iu përgjigj pyetjeve lidhur me bisedën që pati me Netanyahun të dielën në mbrëmje, në kohën kur Izraeli kishte lëshuar raketa drejt Iranit.
I pyetur nëse Netanyahu veproi kundër dëshirës së tij duke urdhëruar sulmin, Trump tha se raketat “ishin tashmë në fluturim” kur ata komunikuan.
“Jo, nuk ndodhi kjo. Raketat ishin nisur tashmë”, u shpreh ai.
Trump mohoi që Netanyahu e kishte shpërfillur dhe theksoi marrëdhënien e ngushtë mes tyre.
“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”, deklaroi ai.
Sipas Trump, e vetmja gjë që i kishte kërkuar ishte që të mbizotëronte arsyeja e shëndoshë, duke shtuar se SHBA është pranë arritjes së një marrëveshjeje shumë të rëndësishme.
Ndërkohë, raportime të BBC-së flasin për kontakte të vazhdueshme mes dy liderëve, ndërsa tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë rritur sërish, pas armëpushimit të vendosur në fillim të muajit prill.
Trump këmbënguli se Netanyahu nuk ka vepruar kundër vullnetit të tij, duke theksuar edhe një herë se sulmi kishte nisur para komunikimit mes tyre.
© Panorama.al












