Trump kërcënon Kinën me tarifa 10%, paralajmëron edhe BE: Do të bëhet drejtësi

Jan 22, 2025 | 8:37
SHPËRNDAJE

Donald Trump ka kërcënuar Kinën me një tarifë prej 10% për importet e saj dhe ka paralajmëruar se tarifat mund të vendosen edhe ndaj Bashkimit Evropian.

trump

Presidenti u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp se administrata e tij po diskutonte normën 10% sepse fentanili,  një opioid i fuqishëm, po dërgohej nga Kina në SHBA përmes Meksikës dhe Kanadasë.

Ai tha se tarifat mund të hyjë në fuqi që më 1 shkurt.

Duke folur për BE-në dhe vendet e tjera, ai tha se ata kishin një suficit tregtar shqetësues me SHBA-në.

“Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq për ne. Kështu që ata do të kenë arsye për të pritur tarifat. Kjo është mënyra e vetme… ju do të keni drejtësi”, tha Trump.

Trump sugjeroi gjithashtu se Kanadaja dhe Meksika mund të përballen me tarifa 25% nëse nuk frenojnë trafikimin e emigrantëve të paligjshëm dhe fentanil.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura