Tropojë, tunel për të hyrë në Gjykatë (foto)

Feb 14, 2012 | 12:29

Rrethi i Tropojës pa dyshim që shënon një rekord më vete për sa i përket trashësisë së dëborës, ku vetëm në qytet ka arritur 2.5 metra. Me gjithë gjendjen e rëndë, institucionet vazhdojnë punën. Siç duket në foto, gjyqtarët dhe prokurorët  e Tropojës kanë garantuar hyrjen dhe daljen në godinën e tyre nëpërmjet një tuneli bore, që lidh derën kryesore të saj me portën e jashtme të ndërtesës. Më tej… ndodhesh sërish nën pushtetin e borës.

© Panorama.al

Te lidhura