TIRANE- Partia Socialiste ka informuar trojken e ambasadoreve me provat qe sipas saj faktojne manipulimin e procesit zgjedhor.
Gjithcka eshte bere me dije sot pas takimit qe kreu i PS-se, Edi Rama zhvilloi me ambasadoret.
Menjëherë pas takimit deputeti i PS-së Damian Gjiknuri tha se takimi ishte i karakterit informues.
Rama ka informuar trupin diplomatik lidhur me hetimin e brendshëm që opozita ka bërë për zgjedhjet e 8 majit, për rezultatin e Bashkisë së Tiranës.
Sipas Gjiknurit, ambasadorët treguan shume interes lidhur me materialet që u prezantuan gjatë takimit, ku u prashtrua nevoja per perseritjen e zgjedhjeve ne Tirana.
Në takim merrnin pjesë zv/ambasadorja i SHBA-së, Deborah Jones, përfaqësuesi i BE-së Etore Sekui dhe Zv/ i Eugen Volfart, kreut të prezencës së OSBE-së në Tirane. Në takimin që u zhvillua në selinë rozë, merrnin pjesë edhe përfaqësuesit diplomatikë të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Greqisë dhe diplomatë të vendeve të tjera.
Ndërkohë, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Etore Sekui në momentin e daljes nga selia rozë, tha se në thjesht kemi dëgjuar argumentat e PS-së lidhur me procesin, për më tepër informacioni drejtohuni tek Partia Socialiste.
© Panorama.al











