Tritol shtëpisë së drejtoreshes së Arsimit

Jun 5, 2011 | 12:04
Policia Durres, foto ilustruese

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka goditur qytetin e Durrësit mëngjesin e sotëm. Një sasi ende e papërcaktuar saktë është vendosur në banesën e drejtoreshës së Arsimit Rajonal në Durrës, Mira Bllani.

Mësohet se nuk ka dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por ndërsa ende nuk ka asnjë pistë të përcaktuar lidhur me hetimet, ajo po punon në dy drejtime, konflikte personale dhe për shkak të detyrës.

Bllani konsiderohet se nje person me një imazh mjaft pozitiv në qytetin e Durrësit.

© Panorama.al

Te lidhura