Tri ditë “i burgosur”, ushqehej me viagra

Jul 14, 2011 | 12:00

Hajduti i një salloni bukurie në Rusi e ka parë veten keq kur mësoi se pronarja e vendit që ai zgjodhi për të grabitur kishte rrip të zi në karate. Dhe jo vetëm kaq, por ishte edhe një femër e etur për seks. “I forti” përfundoi si viktimë, kur pronarja 28-vjeçare e sallonit të bukurisë e mundi, e tërhoqi zvarrë në një dhomë pas sallonit dhe e përdhunoi atë për tri ditë rresht, duke i ofruar pak ushqim dhe shumë viagra. Sipas “Daily mail”, 32-vjeçari, Viktor Jasinski, e pohoi në polici se kishte hyrë për të grabitur në sallonin në Meskovsk të Rusisë. Më pas, ai rrëfeu historinë i turpëruar. Vajza e kishte hedhur në tokë me një goditje, e kishte marrë zvarrë në dhomën e pasme, e kishte lidhur me litarin e një tharëseje flokësh, e kishte dyndur me viagra herë pas here dhe e kishte shfrytëzuar seksualisht shumë herë. Grabitësi i përdhunuar ka denoncuar parukieren rebele në polici dhe rezultati ishte arrestim për të dy. “Çfarë bastardi! Unë i bleva edhe xhinse”, tha pronarja e inatosur pas arrestimit.

© Panorama.al

Te lidhura