Policia e Tiranës ka shoqëruar 10 shtetas për tregti të paligjshme. Në zbatim të aksionit të koduar “Samsung”, Sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar dhe Komisariati i Policisë Nr.3, Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, kanë bërë të mundur sekuestrimin e 300 copë aparateve celularë e aksesorë si dhe shoqërimin e 10 shtetasve, të cilët do të ndiqen penalisht pasi tregtonin në mënyrë të kundraligjshme.
Në kuadër të këtij operacioni , policia ka shoqëruar shtetasit, Alket Islam Xhani, 19 vjec, Ilir Sadik Tusha, 34 vjec, Shkëlqim Tajar Gjuta, 39 vjec, Nevrusz Çifliku, 43 vjec, Sazan Rustem Xhaferaj, 40 vjec, Albert Bedri Koçi, 31 vjec, Kastriot Fuat Xhemalaj, 40 vjec, Eduart Isuf Muçaj, 29 vjec, Altin Rustem Jaçe, 34 vjec, të gjithë banues në Tiranë.
Sipas policisë këta shtetas tregëtonin në mënyrë të paligjshme celular dhe aksesorë të ndryshëm, pranë Postës Shqiptare, duke shmangur kështu detyrimet tatimore.
Të shoqëruarit po merren në pyetje nga policia, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 300 copë telefona celular të markave të ndryshme, një sërë karikuesish, këllëf celulari si dhe karta të kompanive të ndryshme celuare.
Policia paralajmëron se do të godasë në vazhdimësi këtë fenomen, duke moslejuar më shitjen e këtyre produketeve në mënyrë të paligjshme
© Panorama.al












