MUMBAI- Tre shpërthime të njëpasnjëshme kanë goditur tri lokacione të ndryshme në Mumbai, Indi duke vrarë të paktën 17 persona dhe plagosur mbi 81 të tjerë.
Në një reagim tyë shpejtë, ministri i shtetit, Prithviraj Chavan e quajti sulme të koordinuara terroriste.
Një nga shpërthimet u dëgjua në zonën e Zaveri Bazaar, një tjetër në qendrën tregtare Opera House dhe i treti në qendër të qytetit.
India është në shënjestër të kërcënimeve militante, veçanërisht që nga sulmet e nëntorit 2008 në Mumbai, që lanë 166 persona të vrarë.
© Panorama.al














