Tre mijë femra, “ninxha vrasëse” në mbrojtje të Iranit

Feb 7, 2012 | 11:49

Një shkollë e hapur që nga viti 1989 në Iran po prodhon femra me aftësi ninxhash japoneze, të cilat mund të përdoren për të mbrojtur Republikën Islame, në rast se asaj i vjen ndonjë kërcënim nga brenda apo jashtë. Ato mund të përdorin me mjeshtëri çdo lloj arme, mund të luajnë me gravitetin dhe kanë një elasticitet për t’u admiruar. Shkolla e klubit Ninxhutsu ka tani 3500 femra në trajnim për t’u bërë ninxha (kunoiki). Sipas instruktores ninxhutsu, Fatima Muamer, ky sport u shërben femrave për të ruajtur balancën ndërmjet trurit dhe trupit. Por, rreziku i rritjes së konflikti me Izraelin mund ta shndërrojë funksionin e tyre. Nxënëset në shkollë mësojnë të përdorin çdo armë të rrezikshme, përfshirë harkun, shpatën, zinxhirët dhe shurikanët (thikat e vogla tradicionale japoneze). Instruktoret në këtë shkollë thonë se të jesh ninxha duhet të kesh durim, tolerancë dhe forcë. Fjala ka kuptimin artistik “të jesh i padukshëm”. Ninxhutsu konsiderohet një nga artet marciale më të rrezikshme e vdekjeprurëse me shumë agjentë sekretë dhe mercenarë që specializohen në metodat e ashpra të përdorura gjatë luftës në Japoni mes viteve 1185 dhe 1868.

© Panorama.al

Te lidhura