BULQIZË- Një 63 vjecar është gjetur i vdekur. Policia e njoftuar për ngjarjen, pasi ka bërë këqyrjen e trupit ka njoftuar se bëhet fjalë për shtetasin Xhevat Muka, 63 vjec.
Sipas të dhenave të para ai kishte tre ditë që nuk ishte në shtëpi, pasi ishte në rrugën e kthimit. Rrugës mësohet ta ketë bllokuar bora dhe e ka izoluar.
Grupi hetimor ngritur për këtë rast vijon hetimet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.











