Trazirat në Londër, fëmijët 9-vjeçarë, pjesë të bandave

Aug 11, 2011 | 13:25

Kryeministri britanik, David Kameron, ka vendosur të përdorë mënyrën e ashpër për të shpërndarë grupet e bandave që kanë përfituar nga protestat në Londër dhe po djegin e shkatërrojnë bizneset e pallatet.Kameron i dha leje policisë të përdorë sulmet me ujë mbi protestuesit, pasi fëmijët rreth nëntë vjeç vjedhin dyqane dhe shihen me shishe vere dhe vodke nëpër duar, pasi dhuna u shtua në të gjithë Britaninë. Fëmijët, të mbuluar me kapuça, kanë mbushur rrugët e Londrës, duke harruar të mbulojnë fytyrën, thyejnë xhamat e dyqaneve dhe vjedhin mallra. Dje, policisë iu dha drita jeshile për të sulmuar me pompa uji. Kjo është hera e parë që sulmet me topa uji përdoren në rrugët e pjesës kryesore të Britanisë. Deklarata e Kryeministrit ishte pranim për përkeqësimin e situatës, pasi sekretarja e Brendshme britanike, Tereza Mei, tha këtë javë se ajo e përjashtonte përdorimin e ujit. Kameron tha se policia do t’i kontrollonte shkelësit e ligjit në protesta “fytyrë më fytyrë” dhe do t’i sillnin ata para drejtësisë. Ai tha se diçka po shkonte vërtet keq me shoqërinë britanike “kur shikon fëmijë 12-vjeçarë që vjedhin dhe qeshin”. Kryeministri britanik tha se ashpërsimi i masave të policisë një natë më parë kishte sjellë rezultat. Ai e konsideroi të papranueshme nisjen e dhunës dhe përhapjen e saj në Mançester, Birmingem dhe Notingam. Trazirat prekën veçanërisht Mançesterin, por kishte edhe në Volverhampton, Uest Bromuiç, Leiçester dhe Liverpul, edhe pse policia dukej se i vuri nën kontroll. Incidenti më serioz ka ndodhur gjatë natës me tre burra, dy prej të cilëve vëllezër në moshën 30 dhe 31-vjeçare, që vdiqën në Birmingem pasi u goditën nga një makinë. Dje, babai i tmerruar i një 21-vjeçari të vrarë në rrugë nga banda e cila e kishte vjedhur e goditur, tregonte se si ishte përpjekur të shpëtonte jetën e djalit të tij, pasi ata që e goditën u larguan me vrap.

1200 PERSONA janë arrestuar nga forcat e rendit Londër dhe qytete të tjera britanike, që pas nisjes së trazirave pesë ditë më parë. 770 prej tyre janë arrestuar vetëm në Londër, e cila ishte edhe  qendra e trazirave pas vrasjes së një të riu nga policia.

© Panorama.al

Te lidhura