Trazirat në Angli, rriten shitjet e shkopinjëve të bejsbollit

Aug 10, 2011 | 17:57
Pamje nga dyqani i shitjeve online "amazone.co.uk"

Shitja e shkopinjëve të bejsbollit dhe ato të stilit policesk kanë pësuar një rritje të jashtëzakonshme gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe. Lajmin e bën të ditur zyra e shitjeve online, amazone.co.uk.

Rritja më e madhe e shitjeve është shënuar 24 orët e fundit, ndërsa Anglia është përballur prej katër ditësh me trazira dhe plaçkitje.

Në fotografi tregohen 3 llojet e shkopinjëve që kanë pësuar rritjen më të madhe.

Të gjitha shitjet e kategorisë “Sports & Leisure”  të natës së kaluar në amazone.co.uk përfshinin “armët” që mund të përdoreshin në trazira ose për të mbrojtur veten.

Amazone shpjegon se rritja sigurisht që ka ardhur si pasojë e trazirave dhe jo prej një dashurie të papritur të britanikëve për sportin e bejsbollit, por shton se blerësit nuk janë vetëm guerrilasit por edhe familjarë, pasi e shohin si një mënyrë për të mbrojtur pasuritë e tyre nga sulmet.

© Panorama.al

Te lidhura