
TIRANE- Interpol Tirana njoftoi sot ekstradimin nga Athina drejt vendit tonë të shtetasit shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ylli KAPO , 32 vjeç, lindur në Gjirokastër. Ekstradimi i tij është bërë rreth orës 15:30 minuta nëpërmjet aeroportit Nënë Tereza, ku i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Sipas policisë, ky shtetas ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me 8 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve të kryer në bashkëpunim.
Ylli Kapo është shpallur fajtor pasi në vitin 2006, në Derviçan, Gjirokastër, në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, ka transportuar 648 kg Cannabis Sativa.
Arrestimi i tij është bërë në Athinë në nëntor të vitit të kaluar.
© Panorama.al











