TIRANE- Kryeministri, Sali Berisha, duke vleresuars hume te rendesishem kalimin e gazesjellesit Trans Adriatik ne vendin tone, ka njoftuar se ne datat 9-10 shkurt do te jete per nje vizite ne Azerbajxhan. Vizite qe krahas bashkepunimit dypalesh, do te jete edhe ne favor te ketij projekti shume te rendesishem.
Lajmin e ka dhene para deputeteve demokrate ne mbledhjen e grupit te PD-se, mbajtur mesditen e sotme.
“Kalimi nëpër territorin e Shqipërisë i kursen këtij projekti disa miliardë euro dhe e bën këtë më të shkurtin dhe më të shpejtë për tu realizuar. Kjo është një periudhë përcaktuese, sepse gjatë këtyre dy tre muajve merret vendimi përfundimtar nga konsorciumi i detit Kaspik përbërë nga një grup kompanish, ndër më kryesoret është fjala e kompanissë së Azerbajxhanit, vend që ka fushën me sasi kolosale gazi”- tha Berisha.
Sipas tij, duke e krahasuar këtë me projekte të tjera, trans adriatik është më i mundshmi. “Pata rastin të bisedoj me presidentin e Azerbajxhanit, gjatë konferencës në Mynih dhe njoftoj se unë shkoj në një vizitë zyrtare në këtë vend mik, ku këto probleme dhe marrëdhëniet bilaterale me atë vend janë dhe axhendë shumë e rëndësishme e vizitës sime, në 9-10 shkurt”- tha ai. .
© Panorama.al











