Denim me burg per shkaktaret e tragjedise se Ohrit, ku u mbyten ne liqen 15 persona. Vendimi eshte dhene sot nga gjykata, e cila deklaroi se të akuzuarit janë fajtorë për shkaktim të veprave të rënda kundër njerëzve dhe pronës në trafik dhe se me punën e tyre jo të ndërgjegjshme kanë kontribuar që më 5 shtator të vitit 2009 të ndodh fatkeqësi në anijen “Ilinden” …
Me leximin e aktgjykimit në Gjykatën Themelore në Ohër sot përfundoi procesi gjyqësor për fundosjen e anijes “Ilinden”. Këshilli gjyqësor i kryesuar nga gjyqtarja Milka Taneska, i shpalli fajtorë kapitenin e anijes “Ilinden” Sotir Fileskin dhe përfaqësuesin e autorizuar të “Lojdit” gjerman Branko Baiq dhe u shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti. Kapitenit Fileski në dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgimin shtëpiak dhe në burg prej 05.09.2009 deri më 04.12.2009.
Sipas aktgjykimit i akuzuari i parë e ka shkelur ligjin dhe rregullat për lundrim të brendshëm, për shkak se nuk e ka mirëmbajtur në mënyrë përkatëse sistemin për drejtim, ndërsa ditën kritike në anija ka pasur më shumë udhëtarë nga e lejuara të objektit lundrues, të cilat nuk kanë qenë në mënyrë të rregullt të sistemuara, me ç’rast një pjesë e tyre kanë qenë të vendosur në terracën e epërme të anijes të shtuar, në të cilën nuk duhet të trabsportohet udhëtarët. Gjithashtu nuk është siguruar bord adekuat për atë tip anije.
I akuzuari i dytë është fajtor për shkak se ka lëshuar certifikatë për rregullshmëri teknike të “Ilindenit”, edhe pse e ka ditur për mungesat që i ka anija dhe nuk ka shqiptuar ndalesë për përdorim të mbindërtimit në objektin lundrues, si dhe kufizimet për numrin e udhëtarëve, të cilët mund të udhëtojnë.
Të dënuarit, gjykata i detyroi që në mënyrë solidare t’i kompensojnë dëmet penale në vlerë prej 2.537.160 denarë, si dhe t’u paguajnë dëmshpërblim të dëmtuarve në afat prej 15 ditëve. Kapiteni i anijes “Ilinden”, Sotir Fileski, pas shqiptimit të aktgjykimit deklaroi se nuk ndjehet fajtor, por për hollësi të tjera të ndërlidhura me procedurë juridike i drejtoi avokatët e tij, të cilët nuk ishin të pranishëm në kumtimin e aktgjykimit.
Sipas Sllavko Koteskit, avokat i përfaqësuesit të autorizuar të “Lojdit” gjerman, Branko Baiq, aktgjykimi është një lloj kompromisi mes dëshmive të kryera dhe ndonjë qëllimi ose dëshire që të shqiptohet aktgjykimi i lirimit për të akuzuarin e dytë.
Përfaqësuesi juridik i familjeve të turistëve të vdekurve bullgarë, Martin Petrov deklaroi se kërkesat dëmshpërblyese do të theksohen pas marrjes së vendimit me shkrim dhe nuk e precizoi vlerën e tyre. Paraprakisht familjet e dëmtuara të udhëtarëve të vdekur dhe të mbijetuar të anijes “Ilinden” paralajmëruan se kërkesat e tyre dëmshpërblyese dot’i theksojnë në procedurë civile. (INA)
© Panorama.al











