Ekstradohet nga Greqia 27-vjeçari Brahim Madhi, shpallur në kërkim ndërkombëtar nën akuzën e dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit lidhur me tragjedinë e liqenit të Butrintit, katër vite më parë, ku humbën jetën pesë persona.
Sipas policisë, ai ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë në datë 23.10.2008, pasi dyshohet se më datë 19 Tetor 2008, në liqenin e Butrintit ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona, pesë prej të cilëve gjetën vdekjen në liqen. Pas hetimeve u zbulua se ai fshihej në Greqi, ku edhe u ndalua nga policia.












