Shtatë emigrantë të paligjshëm kanë ndërruar jetë në mënyrë tragjike në brigjet e Krinit (Çesme) në Turqi.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Gerlikaya, në një postim në platformën X, ka bërë të ditur se anija me emigrantë të paligjshëm transportonte 26 persona.
Sipas CNNturk, roja bregdetare turke shpëtoi të gjallë 19 emigrantë të paligjshëm, 18 prej tyre nga një ishull ngjitur, ndërsa një person tjetër u shpëtua nga një anije peshkimi në zonë.
Ministri i Brendshëm gjithashtu vuri në dukje se kërkimet për një tjetër anije vazhdojnë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al