Trafiku i organeve, miratohet në parim pr/ligji

May 7, 2012 | 10:21
Komisioni i Ligjeve

TIRANE- Pas disa debatesh mes deputeteve te pozites dhe te opozites, Komisioni i Ligjeve kaloi në parim projekt ligjin, propozuar nga kreu i qeverise,  per t’i krijuar mundesi e bashkepunim grupin hetimor të EULEX-it për të hetuar në vendin tone akuzat e ish-senatorit Dick Marty për trafik organesh.

Deputeti i PS-se, Fatmir Xhafaj e ka vleresuar ligjin shume te rendesishem, por ka kerkuar me shume kohe per miratimin e tij. “Ligji eshte me shume rendesi, por nuk duhet te nxitohemi”- ka thene ai.

Sipas tij, me pare eshte e nevojshme qe te behen gjithe nderhyrjet e nevojshme, nderkohe qe paralelisht me kete duhet te jepet edhe mendimi i EURALIUS dhe te Prokurorise.

Pas tij ka reaguar ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i cili beri me dije se drafti i propozuar nga mazhoranca është marrë në dorë nga EULEX-i dhe është pjesë e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.  Sipas tij, hetimi duhet te behet me nje ligj te posacem e jo ne baze te nje marreveshjeje.

© Panorama.al

Te lidhura