Trafiku i organeve, Kuvendi: OK ligjit për hetim

May 10, 2012 | 12:53

TIRANE- Projekt ligji “Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën hetimore speciale të EULEX-it”, ka marre sot votat e deputeteve ne Kuvendin e Shqiperise ne seancen e sotme plenare.

Projektligji qe kaloi me shumice votash ne Komisionin e Ligjeve, kaloi sot ne mesdite me 127 vota pro edhe ne Kuvend, per t’i hapur rrugen zbatueshmerise se tij.

Projektligji qe kerkonte shumice te cilesuar, i njeh misionit EULEX në Kosovë, autoritetin për të zhvilluar hetime edhe në Shqipëri lidhur me akuzat per trafik organesh të zhvilluar nga UÇK në fund të viteve ’90, edhe në territorin shqiptar, trafik ky i pretenduar ne raportin e relatorit të Këshillit të Europës, Dick Marty.

Kreu i qeverise, teksa deklaroi ligjin gjate nje mbledhje qeverie te pak diteve me pare theksoi se Shqiperia do te bashkepunoje dhe do te vere institucionet e saj ne dispozicion te hetimeve te EULEX, ndersa shtoi se akuzat e Martit jane akuzat e nje antishqiptari te zellshem.

© Panorama.al

Te lidhura