Droga, shkatërrohet banda italo- shqiptare

Sep 5, 2012 | 18:33

AKUILA- Policia italiane ka mundur të bjerë në gjurmët e një organizate kriminale të shpërndarjes së drogës, e cila drejtohej nga shqiptarë.

Siç raportojnë mediat italiane, pjesë e kësaj organizate janë 18 persona, 9 prej tyre shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër italianë.

Në veçanti, katër prej tyre, shqiptarë, kishin formuar fillimisht një organizatë të përbashkët më seli në Avezzano, dhe më pas edhe në Tagliacozzo. Biznesi i tyre varej nga heroina dhe kokaina e importuar nga Shqipëria për në Itali, e cila më pas shpërndahej edhe në zona të tjera.

Kallëzimi penal ndaj tyre është rezultat i një punë më shumë se 1 vjeçare. Gjatë gjithë hetimit janë marrë në pyetje me qindra klientë, ndërsa për zbulimin e aktivitetit të tyre janë përdorur metoda të sofistikuara të hetimit.

Aktiviteti i paligjshëm sillte fitime deri në mijëra euro në ditë, dhe ishte i vazhdueshëm

© Panorama.al

Te lidhura