“Qeveria do bëjë gjithçka që të luftojë trafikun e qënieve njerëzore, dhe të arrijë objektivat e saj në dy vitet e ardhshme”. Kështu shpreh kryeministri Berisha në konferencën me temë “Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore”
“Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore është luftë komplekse, do mund ta luftojmë atëherë kur të ndërgjegjësojmë çdo shqiptar se sa i shëmtuar, sa ç’njerëzor është ky krim.”- tha Berisha.
Kryeminsitri bëri thirrje që agjencitë shtetërore të zbatimit të ligjit, dhe organizatat që merren me këto çështje duhet të bëjnë çdo gjë, që kjo të shndërrohet në çështje të çdo komuniteti.
Lufta kundër trafikimit të qënieve njerëzore, është një problem global, vazhdoi më tej kryeminsitri, ndërsa shtoi se përballimi me sukses i kësaj lufte kërkon bashkëpunimin e të gjitha faktorëve.
© Panorama.al











