Trafik njerëzish, 18 vetë të arrestuar

Jul 12, 2012 | 21:38

Policitë e Kroacisë, Bosnjës dhe Sllovenisë kanë shkatërruar një unazë të trafikimit të njerëzve, duke arrestuar 18 vetë, të dyshuar se kanë trafikuar turqit në vendet e Bashkimit Evropian. Lajmi eshte dhene nga zyrtarët kroatë. “Grupi përbëhej nga trafikantët nga Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe Turqia, dhe në mënyrë ilegale në vendet e BE-së i kishte futur afro 100 turq, duke fituar së paku 200 mijë euro”, ka njoftuar agjencia kroate e lajmeve HINA.

Operacioni ndërkombëtar i policisë, që kishte filluar në muajin tetor kulmoi me arrestimet simultane në Kroaci, Bosnjë dhe Slloveni, përfshirë edhe organizuesin kryesor nga Kroacia.

Rajoni i Ballkanit shpeshherë shfrytëzohet si rrugë tranzitore për trafikim të njerëzve, drogës dhe armatimit, në Evropën perëndimore.

© Panorama.al

Te lidhura