Venecia- Dy banda shqiptarësh të akuzuar si trafikantë kokaine janë arrestuar nga policia e Venecias.
Sipas mediave italiane në pranga janë vënë 11 persona. Hetimi kishte nisur në vitin 2010 dhe pas një pune hetimore u arrit në zbulimin e bandës së trafikantëve.
Nga të dhënat e para mësohet se droga vinte nga Ballkani dhe më pas shpërndahej kryesisht në qendrën historike të Venecias, duke iu dhënë për shpërndarje korrierëve të besuar.
Ende nuk ka të dhëna lidhur me identitetin e personave të ndaluar nga policia.
© Panorama.al











