ITALI- Babe e bir jane vene ne pranga ne Itali te akuzuar per trafik te lendeve narkotike. Sipas mediave italiane ne pranga perfunduan shtetasit Sherif e Armando Demirxhiu, perkatesisht 44 dhe 19 vjec.
Policia kishte dyshime nisur nga vizitat e shpeshta qe beheshin ne banesen e Demirxhiut, i kthyer nga Shqiperia vetem pak kohe me pare.
Ne kuader te hetimeve ata te ‘maskuar’ si elektriciste jane nisur kontrollin e baneses.
“Babai i foli dicka vajzes 12 vjece ne shqip dhe menjehere ajo shkoi ne dhomen e tij per te marre dicka. U kthye me xhepat e pantallonave te fryra dhe pas kontrollit rezultoi se kishte fshehur nje sasi kokaine”- thone mediat duke iu referuar policise.
Me tej, droga u gjet ne valixhet e te atit se bashku me tesha dhe dokumente te tjera dhe dyshohet se ishte sjelle nga Shqiperia.
© Panorama.al











