
TIRANË- Avokati i Popullit, Igli Totozani ka ftuar familjet e komunitetit rom, që kanë zaptuar ambientet para institucionit të shkojnë në strehat e tyre, duke i garantuar se në bashkëpunim me qeverinë dhe bashkisë do të gjendet zgjidhje e shpejtë.
“Kemi bërë gjithë listat e duhura me emrat dhe kërkesat për secilin dhe po bashkëpunojmë me qeverinë, bashkinë dhe institucionet e tjera për të gjetur një zgjidhje të shpejtë”- tha Totozani.
Ai ka kërkuar të shkojnë në ambientet ku rrinë, në mënyrë që institucioni që tashmë është angazhuar me këtë cështje të punojë i qetë.
Mëngjesin e sotëm, institucioni u ‘pushtua’ nga të tjera familje rome, duke e populluar krejt ambientin përreth.
© Panorama.al











