Totozani, mesazh ngushëllimi familjes Vogli

Feb 21, 2012 | 17:42

Avokati i Popullit, Igli Totozani I ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Vogli, për humbjen e kapitenit Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës, në Kandahar, Afganistan.

Në një mesazh të Avokati i Popullit, thuhet se “AP dhe institucioni që ai drejton, në këto momente të dhimbjes, janë me mendje dhe me zemër pranë familjarëve dhe të afërmve të kapiten Voglit, bashkëshortes zonjës Alva dhe vogëlushes 2-vjeçare Egi.”

Kapiten Vogli ra në përmbushje të misionit të tij fisnik dhe të detyrimeve të Shqipërisë si vend anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut, përfundon mesazhi ngushëllues i Avokatit të Popullit, Igli Totazani.

© Panorama.al

Te lidhura