Totozani drejt Kukësit: Solidaritet, jo analiza

Feb 14, 2012 | 11:23
Igli Totozani

TIRANE- Avokati i Popullit, Igli Totozani, shoqeruar nga nje pjese e stafit ka njoftuar sot nisjen ne drejtim te Kukesit, ne ndihme te banoreve te bllokuar nga bora. Ai ka bere apel per solidaritet ne keto kushte te veshtira qe po kalojne banoret e ketyre zonave.

Sipas Totozanit kjo eshte kohe e bashkepunimit dhe solidaritetit dhe jo e analizave per punen e bere nga qeveria.

“Ajo çfarë po ndodhë tani është në kohë reale. Stafi ynë po minotoron punën e qeverisë për t’iu përgjigjur në kohën e duhur qytetarëve në lidhje me masat e marra. Me rëndësi është të solidarizohemi me këta njerëz. Duhet të vlerësojmë masat e ndërmarra por edhe ndihmat nga organizmat që të kalohet me sa më pak trauma një moment i tillë” tha Totozani.

 

© Panorama.al

Te lidhura