
Avokati i Popullit, Igli Totozani është zgjedhur anëtar Këshillit Administrativ i Shoqatës së Ombudsmanit të Vendeve Mesdhetare (AOM).
Totozani është zgjedhur në këtë detyre me vota unanime të vendeve anëtarë të pranishme. AOM është një prej shoqatave ndërkombëtare të Ombudsmanëve në botë, pjesë e së cilës Shqipëria është që prej vitit 2009, një vit pasi kjo shoqatë është themeluar.
AOM ka 28 vende anëtarë, si Italia, Greqia, Spanja, Portugalia etj, ndërsa 5 vende janë me statusin e vëzhguesit.











