Totenhemi do të shesë yjet e tij, Luka Modriç dhe Garet Bejl, por vetëm në rast se do të mbërrijë një ofertë stratosferike. Mesfushori uellsian do largohej për 60 milionë euro, ndërsa fantazisti kroat, për 30 milionë euro. Për të dy lojtarët interesohen klubet më në zë në Angli, por edhe Evropë. “Në rast se do ketë një ofertë që do më kënaqë si mua, edhe klubin, atëherë mund të largohem”, – tha Modriç një ditë më parë.
I menjëhershëm dhe reagimi i trajnerit Redknap: “Asnjë nga lojtarët që janë nën kontratë, nuk do të largohen nga klubi”.











