Toros dhe Ervini i “BB4” joshen nga muzika, vendosin të bëjnë klip me Rovena Stefën

Aug 27, 2011 | 13:31

Ka qenë një takim i rastësishëm në Durrës i dy ish-konkurrentëve të “Big Brother 4” me këngëtaren Rovena Stefa, për t’u miqësuar shumë shpejt dhe për të bërë gati planin për një bashkëpunim muzikor së bashku. Bëhet fjalë për një klip të ri, pikërisht një këngë që do ta realizojnë të tre, me një fabul me motive patriotike. Ata kanë filluar punën për realizimin e këngës, që ka gjasa të publikohet para këngës së katër finalistëve të “Big Brother”, që kanë menduar ta përfundojnë përpara tyre. Kjo do të jetë hera e parë që Toros dhe Ervini provojnë të këndojnë, edhe pse as njëri e as tjetri nuk kanë shprehur më parë ambiciet e tyre për t’i hyrë muzikës. Me sa duket, ky do të jetë thjesht një bashkëpunim për hobi, dëshmi edhe e miqësisë së tyre të fundit, pas ftohjes me Ermelën. Para pak muajsh, Ervini dhe Torosi i shpallën luftë të hapur në media njëri-tjetrit në faqet e shtypit rozë. Shkak u bë ndarja e Ermlës nga Ervini, që u pasua nga një telenovelë e vërtetë ndarjesh e bashkimesh dhe konfliktesh mes ish-çiftit e Torosit, një treshe që nuk ndaheshin asnjëherë. Por, së fundi, pas ndarjes së Ervinit nga Ermela, edhe Torosi vendosi të mos shoqërohet më me Ermelën, për arsye që ai nuk dëshiron t’i bëjë publike. Dy djemtë sapo janë kthyer nga disa pushime në jug, ndërsa me ta janë parë të bashkohen dhe dy ish-konkurrentët e “BB4”, Shkëlqimi dhe Emilio.

© Panorama.al

Te lidhura