Toros dhe Ervini biznes së bashku, krijojnë një markë parfumi

Jul 1, 2012 | 13:01

Torosi dhe Ervini kanë vendosur që në Shqipëri të hedhin në qarkullim linjën e parë të parfumeve, e cila do jetë me aromë të Cartier-it. Do jetë për të dyja gjinitë, rozë dhe blu, kështu që shpresojnë se shijet e të gjithë njerëzve do të përmbushen me anë të kësaj linje. Në një intervistë për ”Panorama plus”, Torosi tregon në detaje arsyet pse ka vendosur ta lançojë këtë produkt, si dhe ambiciet për t’u futur në politikë shumë shpejt.
Toros, kush do e hedhë në treg dhe kush do e financojë këtë linjë parfumesh?
Në treg e hedhim ne, unë dhe Ervini e financojmë me lekë këtë projekt. Dhe shumë shpejt do jetë në pikat më kryesore të Tiranës.
Po pse vendosët të hidhni në qarkullim pikërisht linjë parfumi?
Ua bëra dhuratë miqve të mi, pasi kisha shumë kërkesa nga persona që më mbështesin për të ardhmen time. Po deri tani ata persona janë mister.
Cilat janë ambiciet e tua për të ardhmen?
Të gjitha idetë që kam do t’i shkrij në Shqipëri, sepse këtu më njohën, këtu u bëra i famshëm dhe ky popull më mbështet kudo. Dhe besoj se një ditë do më mbështesin edhe në politikë.
Çfarë kostoje do të ketë parfumi?
Parfumi ka një kosto prej 35 mijë lekësh.
Çfarë arome ka dhe a do jetë për të dyja gjinitë?
Blu është për meshkujt dhe rozë për femrat. Parfumi ka një gusto në afërsi të Cartieri-t.

Torosi dhe Ervini kapen mat me një bionde e një brune
Javës që kaloi, paparaci ynë ka zënë mat dy banorët e famshëm të BB4 në shoqëri të dy femrave seksi, të cilat i shoqëronin në një lokal Ervinin dhe Torosin. Janë këto dy vajza, të cilat u kanë bërë shoqëri banorëve të BB në një lokal, ku mes tyre i pranishëm ka qenë dhe balerini italian, Simone Pigliacelli. Gjatë gjithë kohës ata kanë biseduar dhe janë argëtuar mes tyre, duke na lënë të mendojmë se Vini dhe Torosi po ndihen shumë të lumtur në shoqëri të femrave seksi. Që të dy janë ndër të vetmit banorë të cilët gjithmonë janë në qendër të vëmendjes për sjelljet e tyre prej aventurierësh.

© Panorama.al

Te lidhura