Një shtetas shqiptar i identifikuar si Indrit Kuçi, 37 vjeç, me një leje qëndrimi të lëshuar nga autoritetet spanjolle është qëlluar për vdekje natën e kaluar në Torino në makinën e tij.
Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30 pas mesnate në lagjen Parella të Torinos.
Viktima u gjet ulur në ndenjësen e makinës se tij tip Ford.
Në momentin që është gjetur, makina e tij ishte e parkuar në rrugën Valentino Carrera, ku motori ishte akoma i ndezur, ndersa nga tre te shtenat ne drejtim te tij, njera prej tyre e ka kapur ne krah dhe gjoks dhe dy te tjerat kane deshtuar.
© Panorama.al











