Topmodeli britanik

Jun 5, 2011 | 10:26

Ideja për të votuar online, për të zgjedhur më të preferuarin e publikut në çdo lloj gare, nuk është gjithmonë një zgjidhje e mirë. Një bullafiq në Britani është në krye të klasifikimit për supermodelin më të mirë të Mbretërisë së Bashkuar, pasi disa hakera shakaxhinj, kur kanë parë foton e tij mes konkurrentëve, kanë vendosur ta kurorëzojnë “mbretin e bukurisë”. Roland Bunce, 24 vjeç, ka hyrë seriozisht në garën “Make Me The Next Model” (Më bëj top-modelin e ardhshëm), me ëndrrën për një karrierë të suksesshme në pasarelat e “ecjes së maceve”. Ideja e hakerave është mbështetur nga shumë të rinj të cilët shkruajë se “duan të thyejnë barrierat e bukurisë”. Tashmë, bullafiqi është bërë i famshëm në Facebook dhe Twitter.

© Panorama.al

Te lidhura