
PRISHTINE- Presidenti Bamir Topi ka vleresuar rrugen e mire qe ka bere Kosova ne kuader te integrimit.
Sipas tij, ajo qe ka arritur Kosova eshte treguesi i asaj qe mund te beje nje shtet i vogel, por me nje force te madhe.
Mengjesin e sotem ai eshte pritur ne nje ceremoni solemne nga homologia Atifete Jahjaga, duke nisur keshtu viziten e tij dy ditore ne Kosove.
Pas pritjes, të dy homologët zhvilluan një takim kokë më kokë, për t’u pasuar nga takimi i dy delegacioneve respektive zyrtare, ku pritet që temat e bisedimeve plenare të përqendrohen në forcimin e marrëdhënieve vëllazërore, rritjen e bashkëpunimit të gjithanshëm në fusha me interes të ndërsjellë, shtimin e numrit të vendeve që do të njohin Kosovën si dhe për perspektivën euro-atlantike të dy vendeve tona e të mbarë rajonit.
Gjatë kësaj vizite zyrtare, Presidenti Topi zhvilloi takime me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me Zëvendëskryeministrin dhe njëkohësisht Kreun e Aleancës ‘Kosova e Re’, Behgjet Pacolli dhe me të tjera personalitete të larta shtetërore.
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë, Presidenti Topi do të udhëtojë drejt Kompleksit Memorial në Prekaz, ku do të bëjë homazhe për nder të komandantit legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë të Kosovës në Glogian, si dhe do të zhvillojë një vizitë në qytetin e Gjakovës.
© Panorama.al











