Topi uron Holande: Të thellojmë bashkëpunimin

May 7, 2012 | 12:38
Presidenti Bamir Topi

TIRANE- Presidenti Bamir Topi ka uruar permes nje mesazhi presidentin e sapozgjedhur te Frances, Holande. Topi ka shprehur besimin se marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona do të forcohen dhe më shumë gjatë mandatit te tij presidencial. “Kjo miqësi, si edhe bashkëpunimi i frytshëm midis Shqipërisë dhe Francës do të vazhdojnë të konsolidohen më tej, në interes të begatisë e lumturisë së dy popujve tanë miq”- shkruan Topi ne mesazhin e tij te urimit. Kreu i shtetit shqiptar, ka vlerësuar mbështetjen që Franca i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë Shqipërisë në përpjekjet e saj drejt integrimit sa më të shpejtë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian. “Duke u nisur nga ky qëllim, Shqipëria është plotësisht e përkushtuar për të vazhduar në rrugën e zhvillimit dhe përparimit demokratik e social në të gjitha fushat. Po kështu ne vlerësojmë lart rolin konstruktiv të Francës në proceset e paqes, demokratizimit dhe integrimit euroatlantik të rajonit të Ballkanit Perëndimor!”- thuhet me tej ne mesazh.

© Panorama.al

Te lidhura