TIRANE- Presidenti Bamir Topi ka pritur ne nje takim trojken e ambasadoreve të akredituar në Tiranë.
Takimi mes kreut të shtetit ne largim Topi dhe ambasadorëve, Aleksandër Arvizu, Ettore Sequi dhe Eugen Wollfarth u zhvillau në presidencë.
Ata diskutuan mes te tjerash edhe për situatën politike në vend duke nënvizuar domosdoshmërinë e gjetjes së vullnetit të duhur dhe dialogut kontruktiv nga klasa politike për të kaluar nga fjalët në vepra për kryerjen në kohën e reformave të nevojshme për anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian siç janë reforma zgjedhore, gjyqësore dhe ajo parlamentare si dhe heqja e imuniteteve.
Në këtë drejtim, Presidenti Topi, duke ndarë të njëjtat pikëpamje me tre Ambasadorët, theksoi se realizimi me sukses i këtyre reformave “do të ishte jetik dhe tepër i rëndësishme për demokracinë shqiptare dhe garantimin e votës së lirë të qytetarëve, për ndarjen dhe ekuilibrimin e pushteteve, për ruajtjen e pavarësisë së institucioneve kushtetuese si dhe për vetë të ardhmen integruese të Shqipërisë.”
Ky takimi vjen vetëm disa ditë pasi Bamir Topi do të largohet nga posti i presidentit të vendit, per t’i lene vendin atij te zgjedhur nga shumica, Bujar Nishani.
© Panorama.al











