Topi pret kreun e KLSH-së: Luftë korrupsionit

Feb 2, 2012 | 13:06

TIRANE- Komunikim organik dhe frytdhënës me institucionet e tjera të zbatimit të ligjit, sidomos përsa i përket luftës kundër fenomenit negativ të korrupsionit ka kerkuar kreu i shtetit Bamir Topi, nga kryetari i KLSH-se, Bujar Leskaj.

Deklarata eshte bere sot, gjate nje takimi qe Topi zhvilloi me Leskaj, ne Presidebce.

Kryetari i Shtetit e përgëzoi zotin Leskaj për zgjedhjen në këtë post të lartë me përgjegjësi duke i uruar suksese dhe punë të mbarë në detyrën e tij të rëndësishme në krye të një institucioni të pavarur kushtetues.

Nga ana e tij, leskaj i shprehu mirënjohjen Presidentit Topi për urimet dhe besimin ndaj tij, dhe e njohu me strategjinë dhe objektivat e punës së institucionit që ai drejton.

Leskaj e ka  siguruar për përkushtimin, ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe transparencën për të kryer sa më mirë funksionin e tij ligjor në bashkëpunimin të plotë edhe me institucionet e tjera në luftën kundër korrupsionit.

© Panorama.al

Te lidhura