
“Jo diskutime te gjata e pa fryte, por me konkrete dhe me pak shpenzim kohe per zgjidhje racionale”. Me kete apel, kreu i shtetit Bamir Topi i eshte drejtuar sot politikes, duke i kerkuar njeheresh vemendje ne ndihme te femijeve, me rastin e festes se tyre, 1 qershorit.
“Unë dua të bëj një apel për politikën shqiptare që të kenë më më shumë vëmendje, më shumë altruizëm për fëmijët dhe më pak shpenzim kohe për zgjidhje racionale, për komunikime shumë të gjata pa fryte sikurse jemi mësuar të shohim. Të jenë më konkret më të realizuar pasi kështu do të ndihemi mirë të gjithë” tha Topi.
Presidenti ne fjalen e tij, theksoi se ndjeshmëria më e madhe në 1 qershor shkon për fëmijët jetimë ndërsa kërkoi nga autoritet më shumë vëndje për këta fëmijë.











